Flash News

KRYESORE

Presidenti Meta hap garën për Gjykatën Kushtetuese

Presidenti Meta hap garën për Gjykatën Kushtetuese
Pas dorëheqjes  para përfundimit të mandatit të ish-gjyqatarit të Gjykatës Kushtetuese, Sokol Berberi, presidenti Meta ka shpallur vendin vakant dhe mirëpret çdo kandidaturë që plotëson sigurisht kushtet dhe kriteret e parashikuara në Kushtetutë. Meta ka vlerësuar vendet vakante në trupën gjyqësore në Gjykatën Kushtetuese dhe ka vendosur që nëpwrmjet postimit në faqen zyrtare të Presidencës të mbërrijnë kandidaturat e duhura. Njoftimi

NJOFTIM - SHPALLJE

 

PËR

HAPJEN E PROÇEDURAVE TË APLIKIMIT PËR VENDIN VAKANT GJYQTAR NË GJYKATËN KUSHTETUESE

  Presidenti i Republikës, në mbështetje të nenit 93, 125, 127 pika 1/b, 179 pika 2 dhe 12 të Kushtetutës, si dhe të neneve 7, 7/a, 7/b, 86 pika 4 shkronja “a”, të ligjit nr. 8577, datë 10.02.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar, si dhe referuar shkresës nr. 101 prot, datë 25.03.2016 të Gjykatës Kushtetuese, me të cilën njoftohet se data 25.04.2016, konsiderohet si datë e mbarimit të mandatit të ish-gjyqtarit Sokol Berberi, me cilësinë e organit të emërtesës dhe me qëllim plotësimin e “Vakancës së parë”, të krijuar në Gjykatën Kushtetuese, me Dekretin nr. 10722, datë 07.02.2018, ka miratuar;  
  • Shpalljen e procedurës së aplikimit për emërim gjyqtari në Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë, me qëllim plotësimin e “Vakancës së parë” të krijuar për shkak të përfundimit të mandatit të ish-gjyqtarit të kësaj gjykate Sokol Berberi…”
 

Të fundit