Flash News

KRYESORE

"12 fustane për tre net", si do të paraqitet Alketa Vejsiu në 'Fest 58'

Pas një jave në "Pallatin e Kongreseve" do të mbahet "Festivali i Këngës" i cili vjen në edicionin e 58-të të tij. Prezantuese e festivalit do jetë Alketa Vejsiu e cila ka zbuluar për fansat se do të veshë 12 fustane.

Festivali zgjat tre ditë dhe praktikisht i bie që ajo do veshë 4 fustane çdo mbrëmje.

Ajo ka zbuluar se për veshjet po bashkëpunon me stilistin Valdrin Sahiti, i cili është një nga miqtë e saj më të mirë dhe kjo nuk është hera e parë që ata punojnë bashkë. Valdrini iu bashkua sfilatës së ‘Class’ që Alketa organizoi për këtë vit dhe prandaj Vejsiu e njeh mirë stilin e dizanjerit të njohur.

Të fundit