Flash News

KRYESORE

12 herë kampion kombëtar, ndërron jetë sportisti Ramadan Martini

Shtatë herë kampion kombëtar në mundje dhe pesë herë kampion kombëtar në peshëngritje, ka ndërruar jetë në moshën 87-vjeçare Ramadan Martini.

Martini është diplomuar për specialitetin e mundjes dhe peshëngritjes në Varshavë në 1967. Gjithashtu ai ka mbaruar edhe Institutin “Vojo Kushi” në Tiranë.

Martini gjithashtu ka qenë trajner dhe gjyqtar. Ai është nderuar me titujt “Mjeshtër i Merituar i Sportit” në mundje dhe në peshëngritje “Nder i Sportit Shqiptar”.

Të fundit