Flash News
Konstituimi i grupit të dialogut PD-PS, Bylykbashi: Prioritet është Reforma Zgjedhore
Konstituohet grupi i dialogut mes opozitës dhe mazhorancës për ‘Reformat’
Tragjikomedia e AADF me Butrintin: Një i panjohur do të drejtojë bordin shkencor të fondacionit
Lejuan 37 ndërtime të paligjshme, dënohen dy kryeinspektorë dhe inspektorë të IMT në Bashkinë e Lushnjes
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
12 librat më të mirë të vitit sipas 'The Economist'. Ke lexuar ndonjërin prej tyre?
Revista 'The Economist' përzgjedh për numrin e saj special dyjavor të fundvitit (Krishtlindje dhe Vit i Ri), listën e librave më të mirë të vitit që shkoi, një seleksion që ndërtohet nga editorët e saj. Politiko.al e sjell me shkurtime këtë listë, duke sugjeruar libra që mund të kenë interes përkthimi për botuesit shqiptarë, apo për ata lexues që e njohin mirë anglishten.
Politikë dhe çështje aktuale
Tërheqja e Liberalizmit Perëndimor (The Retreat of Western Liberalism)
Autor: Edward Luce
Botues: Grove Atlantic
234 faqe; $24
Pak dyshojnë se diçka e madhe ka ndodhur në politikën perëndimore përgjatë dy viteve të fundit, por askush nuk është i sigurt se çfarë. Kaosi në Washington dhe Londër kontraston me stabilitetin centrist në Paris dhe (kryesisht) në Berlin. Në këtë diagnozë të ashpër Edward Luce, një komentator i bazuar në Washington, argumenton se rendi liberal nuk mund të ndreqet pa një pamje të qartë të asaj se çfarë ka që nuk shkon.
Rruga për diku: Revolta populiste dhe e ardhmja e Politikës (The Road to Somewhere: The Populist Revolt and the Future of Politics)
Autor: David Goodhart
Botues: Hurst
278 faqe; $24.95
"Dikutë", shkruan David Goodhart janë të rrënjosura, shoqërisht konservatore dhe dyshimtare ndaj përzierjes konstante. Në të kundërt, 'kudotë' janë kozmopolitane, shoqërisht liberale, internacionaliste dhe të pasikletosura nga ndryshimi. Në krijimin e një taksonomie të re politike, gazetari britanik dhe themeleuesi i revistës 'Prospect', na jep një mënyrë të dobishme të menduari rreth copëzimeve të reja në Britani dhe tjetërkund në Perëndim. Ndikimi i kësaj është i dukshëm ngado.
Biografi dhe memuarë
Anti-Projekti: Miqësia që na ndryshoi Mendjet (The Undoing Project: A Friendship that Changed Our Minds)
Autor: Michael Lewis
Botues: W.W. Norton
362 faqe; $28.95
Një biografi intelektuale magjepsëse e psikologëve izraelitë Daniel Kahneman dhe Amos Tversky,dy burra krejt të ndryshëm, puna e të cilëve në pikat ndërprerëse të psikologjisë dhe ekonomisë po bëhet gjithnjë e më shumë influente me kalimin e kohës.
Ali: Jeta (Ali: A Life)
Autor: Jonathan Eig
Botues: Houghton Mifflin Harcourt
630 faqe; $30
Muhamed Ali shpesh thoshte se ishte boksieri më i madh i të gjitha kohërave, dhe kishte të drejtë. Vetëm një grusht atletësh arritën majën në disiplinat e tyre; ai ishte i vetmi që e flaku të gjithën tutje për të bërë atë që ishte jopopullore, por parimore. Një rrëfim i shkëlqyer i pse, kur Ali vdiq, u kujtua, jo vetëm si kampioni me më shumë trofe i boksit të peshave të rënda, por edhe për refuzimin për të shkuar ushtar në luftën e Vietnamit, si një rebelim kundër supremacisë së bardhë.
Histori
Fytyra jofemërore e luftës (The Unwomanly Face of War)
Autor: Svetlana Alexievich
Botues: Random House
384 faqe; $30
Një histori orale, publikuar së pari në vitin 1985, por përkthyer vetëm tani në Anglisht, e treguar prej grave të rekrutuara në ushtrinë sovjetike sapo mbaruan shkollën, duke mësuar për të vdekur e për të marrë jetë, para se të mësonin të jetonin apo të jepnin jetë. Nga një prej shkrimtareve më të talentuara të brezit të vet.
Gjashtë minuta në Maj: Si Churchill-i u bë papritur Kryemininistër (Six Minutes in May: How Churchill Unexpectedly Became Prime Minister)
Autor: Nicholas Shakespeare
Botues: Harvill Secker
528 faqe; £20
Eshtë e vështirë ta imagjinosh Britaninë pa nofullmadhin Winston Churchill në krye të punëve gjatë Luftës së Dytë. Megjithatë, në maj të vitit 1940, qeveria e Neville Chamberlain-it, me një shumicë prej 213 vendesh, dukej virtualisht e parrezikuar. Një studim elokuent i asaj se si peizazhi politik mund të ndryshojë, dhe bashkë me të historia.
Të përkasësh: Historia e hebrejve, 1492-1900 (Belonging: The Story of the Jews, 1492-1900)
Autor: Simon Schama
Botues: Ecco
800 faqe; $39.99
Historia e hebrejve, ndërmjet viteve 1492 dhe 1900, e treguar nëpërmjet një serie biografish vibrante. Në duart e një mjeshtri të ngjyrave, kjo është historia si një galeri portretesh.
Ekonomi dhe biznes
Niveluesi i madh: Dhuna dhe historia e pabarazisë nga Epoka e Gurit deri në shekullin 21. (The Great Leveller: Violence and the History of Inequality from the Stone Age to the Twenty-First Century)
Autor: Walter Scheidel
Botues: Princeton University Press
528 faqe; $35
Një hisorian i lindur në Austri, tashmë profesor në Stanford University, argumenton se vetëm katastrofat e pakësojnë pabarazinë. Depresiv, por edhe bindës.
Amerikana: Historia 400 vjeçare e kapitalizmit Amerikan (Americana: A 400-Year History of American Capitalism)
Autor: Bhu Srinivasan
Botues: Penguin Press
576 faqe; $30
Një tur i mrekullueshëm nëpër bizneset dhe industritë që e shndërruan Amerikën në ekonominë më të madhe të botës-nga një emigrant i palodhur i cili u bë vetë sipërmarrës. Një himn për progresin.
Kulturë
Të gjithë gënjejnë: Databazat e mëdha; databazat e reja dhe çfarë mund të na tregojë interneti mbi identitetin tonë (Everybody Lies: Big Data, New Data, and What the Internet Can Tell Us About Who We Really Are)
Autor: Seth Stephens-Davidowitz
Botues: Dey Street
288 faqe; $27.99
Databazat e mëdha, thotë Seth Stephens-Davidowitz, një ish-shkencëtar i databazave të Google, japin burime të reja informacioni. Ato fotografojnë atë që njeriu bën apo mendon, në vend të asaj që ata i tregojnë anketuesve; u ndihmon kërkuesve të identifikojnë dhe të krahasojnë nënshtresat demokgrafike apo gjeografike; dhe hap rrugën për teste të kontrolluara, super të shpejta, rastësore. Ky libër argumenton se web-i do t'i revolucionarizojë shkencat sociale, ashtu si mikroskopi dhe teleksopi transformuan shkencat natyrore.
Shuma e gjërave të vogla: Një teori e Klasës Aspiracionale (The Sum of Small Things: A Theory of the Aspirational Class)
Autor: Elizabeth Currid- Halkett
Botues: Princeton University Press
254 faqe; $29.95
Në vend që t'i mbushin garazhet me makina të shtrenjta, të pasurit e të sotmes ia kushtojnë buxhetet synimeve më pak të dukshme, por me më shumë vlerë: arsimimit, shërbimeve shtëpiake dhe kapitalit kulturor. Një profesor i Universitetit të Southern California tregon pse është kaq e vështirë për t'i ndaluar pozicionet e privilegjuara të elitës, që të bëhen edhe më shumë të tilla.
Letërsi
Exit West
Autor: Mohsin Hamid
Botues: Riverhead
240 faqe; $26
Një rrëfim therës për emigracionin, që për pak sa nuk fitoi Man Booker Prize të vitit 2017. Autori i 'Fundamentalist pa dashje' (përkthyer edhe në shqip nga Botimet Pegi) ka shkruar një tjetër roman të kohës sonë.
Kompas (Compass)
Autor: Mathias Enard
Përktheu në anglisht: Charlotte Mandell
Botues: New Directions
464 faqe; $26.95
Përgjatë një nate të vetme, një akademik francez reflekton për ndryshimet mes Perëndimit dhe Lindjes. Fitues i Prix Goncourt për vitin 2016, për një temë që përfshin dashurinë, mallin dhe tjetërsinë.