Flash News

KRYESORE

12 milje det dhënë Greqisë? Profesor Myslim Pasha: Cili është problemi kryesor dhe zgjidhja e vetme

12 milje det dhënë Greqisë? Profesor Myslim Pasha: Cili

Myslim Pasha ish-drejtori i Institutit të Topografisë Ushtarake të Shqipërisë, në një lidhje direkte në News 24 ka folur në lidhje me marrëveshjet e detit në 2009-n.

“Kjo marrëveshje është zero, e zeruar nga Gjykata Kushtetuese. Ne vetë shqiptarët kemi krijuar një problem me Greqinë. Bëmë një marrëveshje që në teorinë diplomatike ishin të dy palët që luftuan në bazë të të drejtës kombëtare. Unë mendoj se pala greke nuk ka ndikuar. Pala greke ka dhënë mendimin e saj, por humbi luftën. Luftën e humbi shteti shqiptar, ky është një problem që krijuam ne”, u shpreh profesori Pasha.

Sa i përket termave të kosideruara si hermetike nga Rama, profesori u shpreh, “Ministri i jashtëm grek nuk ka folur për shtrirjen e hapësirave deri në 12 milje, por ia ka dhënë e drejta detare për të folur për to. Opinioni shqiptar duhet të kuptoj që bëhet fjalë për det territorial, që janë si hapësira tokësore. Edhe 12 mije detare janë njësoj si toësore. Të drejtat i kanë të dyja palët. Problemi është për hapsirat ekonomike ekskluzive. Ne kemi hapësirë vetëm ngushticën e Otrantos.

Një pikë treshe (Greqi-Shqipëri-Itali) sipas konceptimit të marrëveshjes së parë, sikur të merret një kompast dhe do preket territore në tre shtete, kjo është zgjidhja më e keqe. Këtu u dëmtua shteti shqiptar. Ky është problemi kyç".

Më tej Pasha theksoi se nëse grekët pranojnë të dy palët të ulen për të bërë një marrëveshje harmonike mes dy vendeve, do ishte zgjidhja e duhur. Kompasti të vendoset në qendër të kanalit të Korfuzit, 32 metra në krah të Shqipërisë.

Të fundit