Flash News

KRYESORE

12 muaj pas emërimit, Meta dekreton Helidon Bendon në krye të SHISH

12 muaj pas emërimit, Meta dekreton Helidon Bendon në krye të

Presidenti i Republikës, Ilir Meta dekreton Helidon Bendon në krye të SHISH.

Dekretimi i Bendos është kryer 12 muaj pas emërimit të tij në krye të Shërbimit Informativ Shtetëror, i cili mori këtë post pas shkarkimit të Visho Ajazit. Deri tani, ka qenë kreu i komanduar i SHISH prej 30 tetorit 2017.

Kush është Helidon Bendo

Bendo ka eksperiencë 21 vjeçare në SHISH ku ka mbajtur detyra të ndryshme si: Inspektor terreni, Kryetar Dege, Drejtor Drejtorie në disa Qarqe të vendit dhe Drejtor Drejtorie në AQ.

Bendo ka lindur më datën 12 Maj 1971 në qytetin e Korçës. Ai është i martuar dhe ka dy fëmijë.

Helidon Bendo ka qënë pjesë e studentëve të dhjetorit në vitin 1991. Ai është dekoruar nga presidenti Bujar Nishani me DEKORATËN “NDERI I KOMBIT”, në muajin shkurt të 2016.

Ai është diplomuar në vitin 1993 për matematikë në Fakultetin e Shkencave të Natyrës, ka një master në studime për sigurinë, si edhe një trajnim tre-mujor në fushën e sigurisë pranë Universitet George Toën në SHBA.

Gjithashtu, ka kryer edhe një sërë trajnimesh mbi çështje të sigurisë brenda e jashtë vendit.

Ai flet gjuhët anglisht e greqisht.

Të fundit