Flash News

KRYESORE

12 të prekur me koronavirus në Shqipëri, konfirmohen dy raste të reja

12 të prekur me koronavirus në Shqipëri, konfirmohen dy raste

Ka arritur në 12 numri i të infektuarve me koronavirus në Shqipëri.

Dy raste të reja me covid-19 konfirmohen ditën e stome pas analizave të kryera.

Ministria e Shëndetësisë njoftoi se janë kryer 157 analiza në total, nga të cilat rezultuan dy rastet e reja.

Zëvendësministrja e Shëndetësisë Mira Rakacolli njoftoi se një nga rastet e reja kishte patur kontakte me rastin e parë të verifikuar.

Racakolli njoftoi 3 nga personat e infektuar janë të shtruar në spitalin Infektiv të Durrësit.

Ajo bëri thirrje që të gjithë që kanë simptoma si temperaturë të lehtë, kollë apo një simptomë gripi të telefonojnë direkt në numrin 127.

Racakolli apeloi që të gjithë udhëtarët të plotësojnë skedën në hyrje dhe të detyrohen të qëndrojnë në vetëkarantimim për një periudhë 14 ditore.

“Të gjithë udhëtarët plotësojnë skedën në hyrje, vetëdeklarimi është i detyrueshëm në kufi. Ata detyrohen të rrinë në vetëkarantinim derisa të kalojë një periudhë 14 ditore. Nëse kanë shenja pastaj do t’i drejtohen institucioneve shëndetësore”, tha Rakacolli.

Të fundit