Flash News

KRYESORE

12 vite në bordin drejtues të Twitter, largohet njëri nga bashkëthemeluesit

12 vite në bordin drejtues të Twitter, largohet njëri nga

Bashkëthemeluesi i Twitter, Evan Williams do të tërhiqet nga bordi drejtues i kësaj kompanie. Largimi i tij do të zyrtarizohet në fund të shkurtit.

“Kanë qenë 12 vite të pabesueshme dhe jam krenar për atë që Twitter ka arritur gjatë kohës që kam qenë pjesë e kompanisë,” shkruan Williams, i cili aktualisht shërben edhe si CEO i ‘Medium’.

Ai themeloi kompaninë në vitin 2007, së bashku me Jack Dorsey dhe Biz Stone. Në vitin 2008 u bë CEO i ‘Twitter’, duke zëvendësuar Dorsey-n, ndërsa më pas do të zëvendësohej në 2010-ën nga Dick Costolo.

Të fundit