Flash News
Shoferja humb kontrollin në aksin Devoll-Miras, dy të plagosur
SPAK sekuestron pasuritë e dy ortakëve të Evis Berberit
Goro në burg, Blerina Balaj komandohet kryetare e Bashkisë Himarë
Video/ Tensione në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Himarës, qytetari pështyn në fytyrë Vangjel Tavon
Olsi, ashtu si Edi, qenka burrë p….
13 tetori/ A ka përçarje mes opozitës? Sqaron Basha, i përgjigjet edhe Metës për Millosheviç-in
Kryedemokrati Lulzim Basha ka sqaruar një herë e mirë se mes opozitës nuk ka asnjë përçarje, ndonëse PD ka refuzuar të regjistrohet në KQZ për zgjedhjet e dekretuara nga presidentit në 13 tetor.
"Nuk ka asnjë përçarje në gjirin e opozitës. Qendrimi ynë është i qartë. 13 tetori është e vetmja datë kushtetuese e zgjedhjeve në Shqipëri. KQZ dhe të gjitha institucionet e tjera duhet të zbatonin dekretin e presidentit. Moszbatimi i ngarkon ato me përgjegjësi ligjore dhe penale. Të gjithë do të vihen përballë përgjegjësisë ligjore dhe penale. Zgjidhja mund të vonojë, por nuk do të mungojë momenti, kur ata do të vihen përpara përgjegjësisë ligjore dhe penale. Por duhet të dallojmë të drejtën e partive politike për të mbajtur qendrimet e tyre politike në raport me cdo proces, dhe shtetin e së drejtës, detyrimet kushtetuese dhe ligjore të KQZ dhe institucioenve të tjera. Vendimet partiake për të hyrë apo jo në zgjedhje janë vendime partiake. Vendimet për të hyrë apo jo nuk shkelin as kushtetutën e as ligjin, pavarësisht prej ndikimeve që ai mund të ketë. Kur institucionet kushteutese shkelin kushtetutën dhe ligjin, ata duhet të mbajnë përgjegjësi", tha Basha.
Po ashtu, ai iu përgjigj edhe mesazhit të presidentit Meta një ditë më parë, kur i bëri thirrje opozitës të hyjë në zgjedhje, duke marrë si shembull rastin e Serbisë kundër Millosheviç-it.
“Vendimi i opozitës për të mos hyrë në zgjedhjet e 30 qershorit ishte një vendim unanim. Disa parti kanë bërë kërkesë për t’u regjistruar në zgjedhje, në mënyrë që të detyronin KQZ të mos marrë qendrime antikushtetuese e antiligjore.
Presidenti po përpiqet në mënyrë aktive në zgjidhjen e krizës. Thelbi i qendrimit të presidentit është i njëjtë me qendrimin e Partisë Demokratike dhe aleatëve tanë, që ne kërkojmë të vijmë në pushtet me zgjedhje. Qendrimi ynë ndaj zgjedhjeve të organizuara nga Edi Rama ka qenë i qartë, transparent, i argumentuar dhe tashmë I faktuar", tha Basha.