Flash News

KRYESORE

’13 tetori’, Kulluri ironizon PD-në : Sot pritet fitore me 100% 

Ish-anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së Edvin Kulluri përmes një postimi në Facebook ironizon PD dhe datën 13 tetor, që presidenti Meta e vendosi si datë të re për zgjedhjet.

Kulluri shkruan  se “pas fitores së opozitës me 85% te votave me 30 qershor, sot pritet fitore me 100% !”

Data 13 tetor u vendos nga presidenti Meta si datë në të cilën pretendohej të mbaheshin zgjedhje të reja, pas ç’dekretimit të datës 30 qershor, që u konsiderua si ‘nul’.

Megjithatë zgjedhjet nuk u zhvilluan, pasi PS ngirti një komision hetimor nga i cili rezultoi se presidenti Meta shkeli kushtetutën duke çdekretuar datën 30 qershor.

 

Të fundit