Flash News

KRYESORE

"13 tetori, zgjidhja e vetme për krizën"

"13 tetori, zgjidhja e vetme për krizën"

Kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, tha se zgjidhje për krizën politike është 13 tetori, data e re e zgjedhjeve që vendosi presidenti Meta.

“Opozita ka ruajtur një raport të drejtë me qytetarët. Shqiptarët kanë mbrojtur standardet e zgjedhjeve. Pas 30 vitesh patëm zgjedhje me një kandidat. Zgjedhjet e lira dhe të ndershme me 13 tetor janë zgjidhja e kësaj situate”-u shpreh Mediu.

Aleati i Partisë Demokratike, se Rama vijon të manipulojë votat e shqiptarëve edhe në këtë proces ku nuk kishte garë, por vetëm votime socialiste.

“Rama ka qenë pjesë dhe protagonist i vjedhjeve dhe manipulimit të zgjedhjeve. Edhe në këto zgjedhje, që ishte vetëm ai vijon të vjedhë votat. Ka një raport të ODIHR, që flet për parregullsi zgjedhore. Këto zgjedhje janë braktisur nga elektorati i majtë dhe nga të gjithë shqiptarët”-deklaroi Mediu.

Të fundit