Flash News

KRYESORE

13-vjeç emigroi në Itali, Shehaj: Ikëm vetëm me rrobat e trupit. Kush e mori vendimin

13-vjeç emigroi në Itali, Shehaj: Ikëm vetëm me rrobat e

Deputeti i Partisë Demokratike Agron Shehaj, i ftuar në emisionin “Rudina” ka rrëfyer momente nga jeta e tij, kur emigroi në moshën 13-vjeçare drejt Italisë.

Shehaj tregon se vendimin për të ikur e ka marrë babai i tij dhe se kanë ikur vetëm me rrobat e trupit.

 “Kam qenë 13 vjeç kur kemi ikur me familjen në Itali. Im atë e kishte të qartë që donte të ikte nga Shqipëria. Kemi ikur nga Himara. Sot moli nuk është më por janë rrënojat. Udhëtimi nuk ishte luks, por edhe ne nuk ishim mësuar me luks këtu, nuk kemi ikur me anijet e tejmbushura vetëm me veshjet e trupit. Kemi patur pritje të jashtëzakonshme nga italianët. Pastaj aty gjetëm parajsën. Fillimisht u vendosëm në Bolzano, një nga qytetet ku jetohet më mirë”, tha Shehaj.

Deputeti demokrat tregoi se 6 vite më parë ka themeluar dhe Klubin e Futbollit, “Spartaku”.

 

 

 

Të fundit