Flash News

KRYESORE

13 vjeçarja në Tiranë vritet me armë zjarri; nëna e saj jep dëshmi kontradiktore

13 vjeçarja në Tiranë vritet me armë zjarri; nëna e

Një 13 vjeçare në Tiranë është vrarë pasdite e sotme me armë zjarri. Ngjarja ka ndodhur në rrugën ‘Niko Avrami’ pranë Bregut të Lumit në kryeqytet dhe deri më tani nuk dihen arsyet.

Mësohet se 13 vjeçarja K. Brahja është transportuar në spital nga babai i saj, Xhevat Brahja, ndërkohë që brenda në banesë kur ndodhi ngjarja raportohet se kanë qenë nëna e viktimës, i vëllai dhe nusja e tij.

Ka qenë babai që ka gjetur vajzën të mbuluar nga gjaku dhe e ka transportuar menjëherë drejt spitalit, por pa mundur të shpëtojë 13 vjeçaren. Fillimisht është dyshuar se adoleshentja është vrarë me mjet prerës, por pas kontrollit nga mjekët raportohet se plagët janë shkaktuar nga një armë zjarri.

Policia ka shoqëruar në komisariatin nr.4, babain e viktimës, si dhe familjarët e tjerë që ishin në banesë. Nëna e vajzës mësohet se ka dhënë dëshmi kontradiktore përpara policëve, çka ka shtuar dyshimet, ndërsa vëllai dhe nusja e tij janë shurdhë-memecë dhe po pritet mbërritja e një specialisti për të marrë dëshminë e tyre.

Njoftimi i policisë:

Më datë 11.10.2018, rreth orës 18:30, shtetasia e mitur K. B., rreth 13 vjeçe është shoqëruar nga i ati shtetasi Xh. B., për ndihmë mjekësore në spital ku dhe ka ndërruar jetë.

Po punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të vdekjes.

Të fundit