Flash News

KRYESORE

13-vjeçarja shqiptare shpallet kampione e Ballkanit në karate

Sportistja 13-vjeçare nga Lushnja, Ermalinda Kadiu, është shpallur kampione e Ballkanit në karate, në kampionatin që u zhvillua në Beograd, ku morrën pjesë 10 shtete.

Ajo arriti të marrë medaljen e artë në këtë sport, në kategorinë e peshave deri në 39 kilogram.

Kampionia shqiptare është shprehur se se ka 5 vite që ushtron sportin e karatesë dhe ka qenë pjesë e këtij kompeticioni për herë të dytë, ku fitoi edhe vendin e parë.

Përveç Ermelindës, ka marrë medialje ari për djem edhe Dejan Asalla nga qyteti i Peqinit.

Të fundit