Flash News

KRYESORE

137 ditë në protestë, banorët e ‘Unazës së Re’ bllokojnë rrugën dhe djegin posterin e Ramës

137 ditë në protestë, banorët e ‘Unazës së

Banorët e ‘Unazës së Re’ kanë protestuar sërish sot, kundër projektit që rrezikon shembjen e mbi 300 banesave. Në ditën e 137 të protestës, ata bllokuan rrugën dhe dogjën një postar të kryeministrit Edi Rama.

Pavarësisht kërkesës së policisë së Tiranës që të vijojnë protestën në trotuar edhe sot ata kanë zgjedhur të bllokojnë rrugën.

Përveç përfaqësuesve të Partisë Demokratike, të pranishëm janë edhe ish-deputetët e LSI-së, Petrit Vasili dhe Endrit Brahimllari, ndërsa pritet t’u bashkohet edhe Monika Kryemadhi.

“Ju jeni përballur këto ditë të fundit me një polici që është kthyer në një bandë hajnash. Këta kanë zgjedhur ta plaçkisin popullin, këta kanë zgjedhur që ta trembin popullin, ta plaçkisin, asnjë s’ka frikë nga ata. Këta po e bëjnë më të zi fundin e tyre. Koha e tyre ka marrë fund, janë kthyer në kufoma politiike që qelben erë. Meqënëse nuk do largohen me të mirë populli do i largojë me pahir. Po ruajnë me policë një tufë hajdutësh që me patursinë më të madhe po shkojnë në parlament. Ju jeni pa gjumë ne jemi pa gjumë. Ne jemi me ju.”- u shpreh Petrit Vasili.

[video width="640" height="360" mp4="https://cdnimpuls.com/politiko.al/uploads/2019/03/WhatsApp-Video-2019-03-20-at-18.37.15.mp4"][/video]

Të fundit