Flash News
Nasip Naço del nga SPAK: U pyeta për çështjen ÇEZ-DIA, kam folur me letra, jo me heshtje
Shtyhet sërish seanca për Berishën, shkak mungesa e prokurorëve
Investimi në Sazan/ Rama pyetet pse nuk shpall tender kombëtar: Do shqyrtojmë aplikimin
Paraqitet në SPAK, ish-ministri dhe deputeti socialist, Nasip Naço
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
14 shtator 1998/ Foto dhe video të 21 viteve më parë, kur tentohej të merrej Kryeministria dhe RTSH
21 vjet më parë, më 14 shtator 1998 mijëra njerëz tentuan të marrin me forcë Kryeministrinë. Qeveria e asaj kohe drejtohej nga Fatos Nano dhe protestuesit kërkonin dorëheqjen e tij.
Ngjarja mori shkas nga vrasja e liderit të Lëvizjes Studentore Azem Hajdarit.
Protestuesit sulmuan godinën e Kryeministrisë, Parlamentit dhe hynë me forcë në godinën e Televizionit Publik Shqiptar.
Rreth orës 10:00 të paradites së 14 Shtatorit, kryeministri njofton për një skenar destabilizues.
Një orë më vonë, kortezhi mortor, një pjesë e armatosur, drejtohet drejt Kryeministrisë. Ndërsa turma i vërsulet Kryeministrisë, lideri i Partisë Demokratike Sali Berisha kthehet në seli.
Një grup personash e çojnë arkivolin për nga dera e Kryeministrisë, ndërsa të tjerë qëllojnë me armë. Kryeministria braktiset nga punonjësit, ndërsa protestuesit sulmojnë me granatahedhës dhe bomba.
https://www.youtube.com/watch?v=pKNTWm_RNfY