Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
“Gjino, rritu të kapësh fikun se do ta hanë të tjerë”. E ku ta dinte Gjino se nuk bëhej fjalë për frutin e stinës (që as nuk qërohej, e as nuk hahej).
14 vjeç dhëndër, për të përmbushur vullnetin e dy prindërve që e kishin djalë të vetëm. Ai ishte i paaftë që si bashkëshort i ardhshëm të jepte pëlqimin e lirë dhe të plotë për Marigonë, që në fakt e donte si motër. Zakoni patriarkal i familjeve në katundet malore të Shqipërisë së Jugut, i martesave në moshë të re përbën edhe thelbin e kësaj vepre që vazhdon të jetë njësoj aktuale. Shkuesia është një “profesion” i njohur e “çertifikuar” prej traditës shqiptare. Veçanërisht vajzat e vogla janë viktimat e këtij rregulli të mbartur zakonor.
Më herët por edhe sot, numri i djemve që martohen në moshë të vogël është më i ulët se vajzat. Megjithatë për t’i shtuar edhe më shumë tragjizmin e njëkohësisht komizmin kësaj tradite Çajupi vendosi që të sillte një dhëndër 14 vjeçar e një nuse më të madhe në moshë. Një lidhje e nxitur prej interesave dhe mentaliteteve të familjes, e që nuk lidhej aspak me afeksionin shpirtëror e aq më pak seksual të dy personazheve. Martesa e tyre kalon nëpër një numër të madh situatash duke përplasur kështu në vëmendjen e shikuesve/lexuesve shqiptarë një realitet të trishtë dhe zhgënjyes. Por çfarë e motivonte këtë traditë? Dukshëm, varfëria. Varfëria e asaj kohe kushtëzonte edhe normat kulturore. Familjet me shumë fëmijë, e veçanërisht me shumë vajza, e kishin të nevojshme përcjelljen e tyre në derën e burrit, e jo rrallë herë edhe kundrejt një çmimi.
Zakonet nuk pyesnin, zakonet nuk pyesin. Nëse më të rriturit vendosnin le të “rrokulliseshin gurë”, të rinjve(të vegjëlve) iu mbetet vetëm të thonë, po.
Më të rriturit? Autori vë përballë gjithë kohës vjehrrën dhe nusen, jo vetëm në këtë marrëdhënie të natyrshme tyren (si nuse dhe vjehrrë) por edhe si dy femra që dënojnë realitetin e njëra tjetrës, që ia “nxijnë” njëra tjetrës. Mendësitë trashëgohen. Tana ankohej që ishte e sëmurë, kishte ara e vreshta shumë, tani s’mundte se ishte plakë, ndaj kërkonte një nuse, një tjetër femër që të bënte punët e shtëpisë, duke zgjatur kështu zinxhirin e mendësisë se femrat janë për të larë, për të shplarë që të mos “qelbej” shtëpia. Vetë gratë dhe vajzat midis tyre ishin të bindura për rolin e tyre, të pa rol. Një grua e vuajtur kthehet në dinake dhe hakmarrëse. Tana hakmerret nga nuses për të gjitha vuajtjet që ajo ka kaluar, Marigoja hakmerret ndaj Tanës për këtë lidhje martesore me padëshirë. E zinxhiri vazhdon. E jo vetëm në marrëdhënien “më të pamëshirshme” nuse dhe vjehrrë por kjo bindje e shoqëron gruan edhe në marrëdhënien e saj më të ngushtë, me vajzën.
Një gjë është e sigurt. Ne, jemi të prirur ta ruajmë traditën, ti ruajmë normat zakonore. Kështu kemi ditur të sjellim zvarrë deri në ditën e sotme zakonin e martesave në moshë të re, tipar ky i familjeve në zona rurale dhe periferike, duke sfiduar edhe ligjet.
Ligjet? Ka ligj por ka edhe Maliq! Dhe ligji në dorën e Maliqit, jo gjithherë është i drejtë. Ka edhe njerëz indiferentë ndaj ligjeve, ose më saktë njerëz që nuk i njohin ato. Prindër që nuk i kushtojnë vëmendje edukimit kryesisht të vajzave, duke i konsideruar ato si një zë inferior për ndryshime në shoqëri. Kemi njohur e kemi parë, mund të kemi qënë edhe në dasmën e një çifti ku njëri prej të dyve ka qënë i mitur, megjithatë kemi bërë spektatorin e djegies së shamisë së beqarisë. Mund të jemi ndalur në një moment për të reflektuar mbi këtë martesë, mbase jo ose me shumë mundësi jemi bërë njësh me gëzimin krejt “normal” të asaj familje. Heshtje kolektive! Histeri kolektive!
Në fakt, sipas kornizës ligjore, martesa mund të lidhet ndërmjet një burri dhe një gruaje që kanë mbushur moshën 18 vjeç. Gjykata e vendit ku lidhet martesa, për shkaqe me rëndësi, mund të lejojë martesën edhe përpara kësaj moshe. Për shkaqe me rëndësi? Injoranca dhe refuzimi për të hapur sytë dhe mendjen nuk është shkak që justifikon vazhdimësinë e kësaj tradite. Ndërsa, sipas konventës ndërkombëtare, martesat që përfshijnë një person nën moshën 18 vjeç, në të shumtën e rasteve konsiderohen shkelje të të drejtave të fëmijëve dhe të njeriut.
Martesat në moshë të hershme, e me padëshirë gjithashtu kanë një ndikim jo të vogël në psikologjinë e të miturve. Orjola Plaku, psikologe, thotë se martesat e hershme ndikojnë dukshëm në funksionimin e përditshëm. Madje konsiderohen si trauma psikologjike. Këto shkaktojnë jo vetëm probleme me humorin, ankthin dhe vetëbesimin por mbartin me mijëra konflikte të brendshme. Ka gjasa që lidhjet që krijohen herët janë më të predispozuara të shkojnë drejt zgjidhjes së martesës. Pasi marrëdhënia konsumohet dhe me rritjen zhvillohen pritshmëri të tjera për jetën. Kur një vajzë e mitur martohet, ajo privohet nga fëmijëria pasi prej saj pritet të marrë përgjegjësi shtëpiake dhe të mëmësisë para se ta arrijë moshën e pjekurisë.
Ky fenomen duhet të marrë fund. Por, si? Të gjithë mund të kontribuojmë nga pak. Ta nisim duke mos u shkuar në dasëm?!
*Foto: “Dreka e beqarisë”
Sipas shumë të dhënave, që depërtojnë deri në ditët e sotme, ky festim për nder të nuses është quajtur “Dreka e beqarisë” ose “Gostia e Fundit” (e beqarisë).
Denisa Canameti/ Urbanus
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38