Flash News
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Lirohet nga qelia ish-kryebashkiaku i Fushë Arrëzit, Fran Tuci
Konstituimi i grupit të dialogut PD-PS, Bylykbashi: Prioritet është Reforma Zgjedhore
140 faqe vendim për Saimir Tahirin, çfarë e shpëtoi ish-ministrin nga akuzat e rënda
140 faqe është vendimi i argumentuar i Gjykatës së Krimeve të Rënda për ish-ministrin Saimir Tahiri.
Sipas vendimit nuk faktohet roli i Tahirit për trafikimin e lëndëve narkotike.
Po ashtu thuhet se Tahiri dhe Moisi Habili kanë pasur lidhje indirekte.
“Në hetimin paraprak nuk është sekuestruar shumë e deklaruar, nuk është identifkuar asnjë pasuri e pajustifikuar e Tahirit. Riela flet për shoqërimin e M. Habilaj në një dyqan bizhuterish, italiani nuk deklaron për kë ishin destinuar bizhuteritë.
Riela flet për një person të rëndësishëm në Shqipëri, por nuk pohon në asnjë moment emrin. Antonio Rielës iu dha foto e Tahirit, tha se nuk e njihte. Nuk mbështetet pretendimi se Tahiri mbron Moisi Habilaj.
Nuk vërtetohet se Tahiri është pjesëmarrës i grupit kriminal, në këto kushte ndryshojmë cilësimin e veprës penale. Nga trafikim narkotikësh akuzohet për ‘Shpërdorim detyre, nuk provohet që Tahiri është përfshirë në grupit kriminal”, thuhet në mënyrë përmbledhur në vendimin e Gjykatës së Krimeve të Rënda.
Pas dy vitesh hetime, nga nëntori i 2017-ës, Gjykata për Krime të Rënda rrëzoi akuzat e rënda ndaj ish-ministrit të Brendshëm.
Kujtojmë se dënimi i Tahirit u konvertua në tre vite shërbim prove. Vendimi pati shumë diskutime në radhët e opozitës të cilët e cilësuan me prapavijë politike pa kursyer edhe akuzat për kryeministrin Rama.
Pjesë nga vendimi