Flash News
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Lirohet nga qelia ish-kryebashkiaku i Fushë Arrëzit, Fran Tuci
Konstituimi i grupit të dialogut PD-PS, Bylykbashi: Prioritet është Reforma Zgjedhore
Konstituohet grupi i dialogut mes opozitës dhe mazhorancës për ‘Reformat’
Tragjikomedia e AADF me Butrintin: Një i panjohur do të drejtojë bordin shkencor të fondacionit
142 ditë në protestë, banorët e Unazës së Re: Si na provokon policia
Sot ishte dita e 142-të e protestës së banorëve të ‘Unazës së Re’, që kërkojnë anulimin e projektit, që rrezikon shembjen e mbi 300 shtepive. Megjithatë, banorët hasën disa vështirësi pasi sipas tyre, drejtusit e Komisaritatit të Policisë Nr. 6 nuk kanë pranuar të bllokojnë trafikun, siç ka ndodhur përgjatë 5 muajve dhe provokohen nga persona te panjohur.
Ata u bëjnë apel ‘uniformave blu’ të respektojnë ligjin dhe të mos bien pre e urdhërave politik. “Sot shefi i ri i Komisariatit 6 te rilindjes ka provokuar protesten gati 5 mujore ne Unazen Re duke mos bllokuar trafikun sic eshte bere per gati 5 muaj nga parardhesi i tij! Sot protesta paqesore ne Unaze ka pasur edhe provokator te cilet kane fyer dhe tentuar te dhunojne protestuesit paqesor dhe te prishin protesten ne Unaze.
Drejtori i Ri Tiranes te mari masa per mbarevajtjen e protestes duke bllokuar trafikun ne oren qe banoret e kane bere publike protesten, pasi e ka detyrim ligjor. Cdo pergjakje, nxitje apo akt dhune i provokuar nga kjo mosmarrje mase si detyrim ligjor ne proteste dhe ne ditet ne vijim eshte pergjegjesi e shefit te ri te komisariatit 6 te rilindjes, drejtorit te policise se Tiranes dhe lleshit te qeverise! Mos provokoni, respektoni ligjin jo urdhrat politik”, sqarojnë ata.