Flash News

KRYESORE

15 kandidatë për Këshillin Mbikëqyrës të BSH-së, mes tyre ish-ministri i PS-së

15 kandidatë për Këshillin Mbikëqyrës të

Kuvendi ka publikuar listën me emrat të cilët kanë aplikuar për të qenë pjesë e Këshillit Mbikëqyrës së Bankës së Shqipërisë. Në listë janë 15 kandidatët të cilët do të garojnë për tre vende vakante në Këshillin Mbikëqyrës së BSH-së.

Në njoftim thuhet se kandidatët do të zhvillojnë seancën dëgjimore ditën e mërkurë para Komisionit të Ekonomisë.

Mes emrave që kanë aplikuar është edhe ish-ministri dhe ish-deputeti i Partisë Socialiste, Arben Malaj.

Lista e kandidatëve që kanë aplikuar në Kuvend për tre vendet vakante që përzgjidhen nga Kuvendi për në Këshillin Mbikëqyrës të BSH:

1- Vjollca Braho

2- Bardhyl Ceku

3- Leontijev Çuçi

4- Sulo Hadëri

5- Artan Hoxha

6- Altin Hoti

7- Oljan Kanushi

8- Genc Koxhaj

9- Arben Malaj

10- Visar Malaj

11- Luljeta Minxhozi

12- Ergys Misha

13- Nikollaq Pano

14- Drini Salko

15- Arben Xibri

 

Të fundit