Flash News

KRYESORE

15 kushtet, Genc Pollo: Nuk di pse Rama hap konflikt me PE

15 kushtet, Genc Pollo: Nuk di pse Rama hap konflikt me PE

I ftuar në News24, ish-deputeti Genc Pollo komentoi mbi aktualitetin politik duke i vënë theksin integrimit  të Shqipërisë në BE, Komisionit të Venecias si dhe lidhur me emërimet në Gjykatën Kushtetuese.

Pollo u shpreh duke thënë se  “është hera e parë që negociatat kushtëzohen me kushte shtesë, kishim 5 dhe shkuan në 15, kjo është një mënyrë për të provuar sa keq ka ecur vendi ynë në këto vite. Maqedonisë së Veriut nuk iu vu asnjë kusht ndërsa Shqipërisë iu vunë 15 kushte. E tha këshilli e konfirmoi edhe Parlamenti Europian: Kushtet s’janë pengesa shtesë apo artificiale por që këtu të vendoset normaliteti kushtetues, pra të rivendosen gjykatat por jo të kapura nga Ramavirusi por që populli shqiptar të jetojë me shtetin e së drejtës. Rezolutën që rekomandon integrimin e gjithë rajonit e mbështetën të majtë e të djathtë, më vjen mirë që pati konsensus të gjerë, pra që Shqipërisë i vendosen 15 kushte shtesë. Quajeni si të doni, rezolutë, vendim apo raport. Ky është vendim i PE për të cilin mendoj që shqiptarët të jenë mirënjohës. Një prej 15 kushteve është nisja e procedimit penal për ata që vjedhin vota."

Pollo shtoi po ashtu se Shqipëria ka 15 kushte shtesë dhe se kryeministri Edi Rama po hap konflikt me PE duke e mohuar ekzistencën e tyre.

“Janë tre organe bazë të BE, shtetet anëtare që e themeluan, Komisioni dhe Parlamenti. Parlamenti u shpreh dhe i bën thirrje KE dhe Këshillit që të zbatohen 15 kushtet dhe i adresohet autoriteteve shqiptare. Është një mesazh publik që merret përmes mediave, është reagim ndaj sinjaleve të dhëna nga goja e Ramës se ato 15 kushte nuk ekzistojnë. Nuk e di pse e bën këtë. Mesazhi i PE është reagim ndaj mohimeve të gënjeshtërta të tij. Ky konflikt mes tij e PE nuk është i mirë edhe për vetë integrimin. Sfida është të hapen negociatat që të përmbyllen dy konferencat, pas dy javësh pastaj nis procesi për hapjen e negociatave,”- u shpreh ai.

Të fundit