Flash News

KRYESORE

"15 sekondat më të vështirë të jetës", - basketbollisti tregon vuajtjet e koronas

"15 sekondat më të vështirë të jetës", -

Ylli i NBA-së, Donovan Mitchell, ka treguar se është pozitiv me koronavirus. Basketbolli i Utah Jazz ka treguar momentet e vështira që ka kaluar në momnetin që e zbuloi se kishte dalë pozitiv.

"Nuk sfaq simptoma, mund të ecë përgjatë rrugës pa problem dhe nëse nuk do ta dinit se jam i sëmurë nuk do ta kuptonit. Mendoj se pjesa më e frikshme e këtij virusi është që mund të dukesh se je mirë, por mund të ia kalosh atyre që ke në shtëpi".

23-vjeçari tregon se sa shumë e vuajti momentin kur e kuptoi se ishte prekur nga virusi. "Jam mirë, mendoj se mund të luaj shtatë ndeshje radhazi. Momenti më i vështirë ishte kur e mësova se jam i prekur, për 15 sekonda u hutova krejtësisht dhe mendoj se ishin sekondat më të vështira të jetës. Sytë më lotuan, por më vjen mirë që ja hodha", - tha ai.

Të fundit