Flash News

KRYESORE

15 të vdekur nga përmbytjet në Greqi

15 të vdekur nga përmbytjet në Greqi

15 persona, 10 meshkuj dhe 5 femra, kanë humbur jetën si pasojë e përmbytjeve që kanë përfshirë greqinë ditën e sotme.

Autoritetet nuk e përjashtojnë që numri i viktimave të rezultojë më i madh, për shkak se ende mbeten të përmbytura bodrume banesash dhe biznesesh. Tre persona të tjerë rezultojnë të zhdukur, ndërsa shtatembedhjetë të plagosur po kurohen në spital.

Dëmet e shkaktura janë të mëdha pasi dhjetra banesa vazhdojnë të jenë të përmbytura, po kështu edhe biznese ndërsa në zonat e përmbytura është ndërprerë furnizimi me ujë dhe me energji elektrike.

Kryeministri Tsipras shpalli zi kombëtare duke e cilësur nderimin më minimal që mund t’u bëhet viktimave. Tsipras shtoi se do të merren menjëherë masa për mbështetjen e familjeve dhe të bizneseve të dëmtuara.

Qeveria ka urdhëruar që të disponohen gjithë mjediset e përshtatshme publike për t’u strehuar familjet që u janë shkatërruar banesat.

Të fundit