Flash News

KRYESORE

15 vjet Digitalb, Kida 'ndez' publikun në sheshin "Skënderbej"

Sot është dita e dytë e festimeve të 15 vjetorit të Digitalb, ndërkohë po mbahet një koncert madhështor në sheshin "Skënderbej".

Luana Vjollca dhe Faydee ishin të parët që hapën në orët e pasdites koncertin, duke u ndjekur nga Soni Malaj, Vedat Ademi, Ronela Hajati dhe grupi Jericho.

Në këto momente është Kida e cila po këndon disa nga këngët e saj dhe ka ndezur sheshin "Skënderbej" ku gjithë të pranishmit kanë kënduar njëzëri.

Siç shihet dhe në fotot dhe pamjet live nga ku po transmetohet koncerti, shesh është mbushur plot.

Kënga e saj më e re në bashkëpunim me Ermal Fejzullahun "Tela" ishte momenti kulminant.

Koncertin live mund ta shihni në videon e mëposhtme:

Të fundit