Flash News

KRYESORE

150 azilkërkues nga Shqipëria dhe Kosova dëbohen nga Gjermania

150 azilkërkues nga Shqipëria dhe Kosova dëbohen nga Gjermania

Vijon dëbimi i azilkërkuesve shqiptarë nga vendet e Evropës Perëndimore. Pas disa avionëve specialë që erdhën nga Franca e Hollanda, një tjetër çarter është kthyer nga Gjermania. Bëhet fjalë për një avion të përbashkët që është nisur sot në orët e mesditës nga Aeroporti i Dyseldorfit, janë riatdhesuar 150 azilkërkues të Shqipërisë dhe të Kosovës, bëjnë të ditur mediat gjermane.

Bëhet fjalë për 106 shtetas të Shqipërisë dhe 44 të Kosovës, të gjithë me status të refuzuar (me përgjigje negative) të azilit, transmeton albinfo.ch.

Një zëdhënës i Policisë Fedreale të Gjermanisë ka thënë për bild.de se aeroplani fillimisht do të fluturonte drejt Aeroportit të Tiranës dhe pastaj drejt atij të Prishtinës. Edhe pse është përsëritur shpesh se “nuk ka azil për shqiptarët”, pasi vendi ynë konsiderohet si vend me stabilitet, përsëri numri i azilkërkuesve nga Shqipëria  është i lartë.  Madje është rritur shumë muajt e fundit, pas fitores së dytë e Edi Ramës.

 

Të fundit