Flash News

KRYESORE

150 mln euro mbi tavolinë, Barcelona rezervon sulmuesin e së ardhmes

150 mln euro mbi tavolinë, Barcelona rezervon sulmuesin e së ardhmes

Barcelona është gati të paguajë çdo shifër për sulmuesin e Interit, Lautaro Martinez. Gazeta italiane Tuttosport raporton se ka pasur kontakte ndërmjet Interit dhe Barcelonës, ndonëse jo në rrugë zyrtare.

Deri tani flitet se janë përmendur shifra që kapin vlerën e 150 milionë eurove. Me këtë kosto, argjentinasi do bëhej lojtari më i shtrenjtë në historinë e klubit katalanas.

Kjo shitje do e ndihmonte shumë Interin për të rregulluar bilancet. Bëhet fjalë për rreth 40 milionë euro më shumë se klauzola, që është e vlefshme për 15 ditët e para të korrikut.

Barcelona planifikon të rritë pagën e sulmuesit në 5 milionë euro në sezon. Zikaltrit deri tani kanë ofruar 3.5 milionë euro.

Të fundit