Flash News
Si e toleroi Ceno Klosi kompaninë e inceneratorëve, negociatat e dyshimta për miliona euro
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
150 policë në gatishmëri, por Emiljano Shullazi nuk paraqitet në seancën te ‘Krimet e Rënda’
Rreth 150 efektivë të policisë kanë rrethuar Gjykatën e Krimeve të Rënda ku po jepet pretenca për Emiljano Shullazin dhe miqtë e tij. Por pavarësisht gatishmërisë së lartë të uniformave blu, Shullazi nuk ka qenë i pranishëm në sallën e gjyqit në fillim të seancës.
Pala mbrojtëse ishte në sallë, si dhe katër prokurorët e Krimeve të Rënda të udhëhequr nga drejtuesja Donika Prela.
Seanca ka nisur pa praninë e Shullazit, ndërkohë që kamerat e televizioneve janë lejuar të filmojnë vetëm për pak minuta, për të dalë më pas nga salla.
*Avokatët e Emiljano Shullazit