Flash News

KRYESORE

Jastiku i Griseldës dhe audio e Xhafajt

Jastiku i Griseldës dhe audio e Xhafajt

Dritan Kaba

Sot i kishte ngel mendja te jastiku! E mbani mend si bllokonte integrimin e vendit me jastikun e Griseldës? E mbani mend si mbushi email-et e çdo eurodeputeti e kancelarie eropiane me "tmerrin" e madh qe kishte ndodhur, aq sa ra viktime edhe Tanja Fajon që, pas tri javësh kur ishte takimi në Bruksel tha: Çfarë është një krim makabër që ka ndodhur në Shqipëri?!

E mbani mend aktrimin e madh me gjithë ata njerëz të merzitur e që protestonin për jastikun e Griseldës? Duke qenë vetë regjisor i shumë montazheve dhe skenave të filmave që edhe Hollywood-i ia ka zili, po bën çmos që t'i krahasojë me palaçollëqet e tij. I nxjerr aktorë, i nxjerr montazhe, i nxjerr sajesa, por vetëm emërtimin e vërtetë nuk ja zë goja.

Këtu kemi të bëjmë me një Kupolë kriminale që drejton vendin. Kaq e thjeshtë është. Rama i kujton të gjithë si vetja. I kujtohen kur rrinte me orë të tëra në montazhin e Top Channel për të krijuar 21 janarin. I kujtohet vetja si e leu me boje atë thinjoshin për të egërsuar turmën e banditëve të tij. I kujtohet si mbushte me dosje të sajuara kancelaritë europiane dhe, si ata palaço ambasadorë të kapur nga parate e krimit, çonin informacione "të sigurta" në Departamentin e Shtetit. Ky do larguar një orë e më parë!

Mjaft me krimin në qeverisje. Prandaj duhet të protestojmë më 26 maj. EJA EDHE TI!

 

Të fundit