Flash News

KRYESORE

153 raste të reja me COVID-19 dhe 4 viktima në 24 orët e fundit në vendin tonë

153 raste të reja me COVID-19 dhe 4 viktima në 24 orët e fundit

Për 24 orët e fundit, Ministria e Shëndetësisë ka raportuar 153 raste të reja me COVID-19 nga 847 testime të kryera gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë.

Rastet e reja janë nga: 61 në Tiranë, 20 në Korçë, 12 në Durrës, 11 në Shkodër, 9 në Vlorë, 8 në Elbasan, nga 6 raste Lezhë, Mirditë, nga 3 raste Kavajë, Malësi e Madhe, nga 2 raste Kurbin, Tropojë, Mat, Maliq, nga 1 rast Krujë, Fier, Has, Berat, Përmet, Kuçovë.

Numri i të infektuarve gjithsej në vendin tonë që nga fillimi i pandemisë ka arritur në 10255 persona.

Gjatë 24 orëve të fundit kanë ndërruar jetë dhe 4 pacientë për shkak të COVID-19, duke e çuar në 316 humbje jete në total. Viktimat e fundit janë një 64 vjeçar nga Durrësi dhe një 81 vjeçar, një 85 vjeçare dhe një 87 vjeçar nga Tirana.

Gjatë 24 orëve të fundit betejën me COVID-19 e kanë fituar dhe 130 pacientë të tjerë duke e çuar në 6106 numrin total të të shëruarve që nga fillimi i epidemisë.

MSH raporton se në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 193 pacientë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 13 në terapi intensive nga të cilët 4 pacientë janë të intubuar.

Gjithashtu në dy spitalet COVID janë duke marrë shërbim të specializuar 12 qytetarë të cilët kanë qenë pozitivë me COVID-19 dhe aktualisht janë negativizuar, por po vijojnë të marrin trajtim spitalor për pasojat e sëmundjes.

COVID-19 – Statistika (6 Shtator 2020)

Testime totale 67904

Raste pozitive 10255

Raste të shëruara 6106

Raste Aktive 3833

Humbje jete 316 (Qarku Tiranë 152, Durrës 42, Shkodër 36, Elbasan 19, Fier 16, Korçë 12, Lezhë 12, Kukës 8, Dibër 7, Vlorë 6, , Gjirokastër 4, Berat 2)

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 2045

Durrës 450

Shkodër 302

Lezhë 216

Elbasan 160

Korçë 145

Vlorë 134

Kukës 132

Fier 111

Berat 68

Dibër 35

Gjirokastër 35

Të fundit