Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
nga Ennio GRASSI
Letërsia, si i gjithë arti,
është rrëfimi që jeta nuk mjafton".
Fernando Pessoa
Biografia letrare e poetit shqiptar Visar Zhiti, në panoramën evropiane ndër më të mëdhenjtë e kohës tonë, është një gjë e vetme me atë ekzistencialen.
Në fillesë ishte dhëmbja, burim dhe formë së bashku i élan vital,* i ndjekur me çdo çmim, pavarësisht gjithçkaje, për t’u bërë kërkim i pashmangshëm i sensit dhe i pyetjes absolute.
Nëse tekstet e përmbledhjes së parë në italisht, Croce di carne, 1997 (Kryqi prej mishi), pjesë të së cilës u ruajtën në kujtesë nga burgu i ashpër në Gulagët e Enver Hoxhës, i zbuluan lexuesit italian një zë me intensitet të paparë, të endur në dëshminë e një tragjedie individuale dhe kolektive, më pas ato të Confessione senza altari, 2012 (Rrëfim pa altare), paraqitën botën me një vizion të ndërtuar mbi arkitektura leximi të një imagjinate që nuk njeh kanone, nga Esenini te Tsvetaeva e Achmatova, nga Walt Whitman te Borges, nga Montale te Federico Garcia Lorca, forma të një fjale që kërkon portat e jetës në lirinë më absolute.
Në La notte è la mia patria, 2018 (Nata është atdheu im), kemi poetin që lexon në errësirën e shpirtit, si në një dorë kozmike, shenjat e "agimeve të reja", copra yjesh që përndezin papritmas, në shenjën e një shprese të mundëshme, zemrën e territ.
Tre "dhomat" e kësaj përmbledhjeje (Dëshirë yjesh, Ku është jeta?, Kjo ditë e gjithë për të kujtuar) janë të banuara pikërisht nga çështja: britmë, pëshpëritje, venie në skenë të hapësirave, vertikale e vizionare, të pa përshkrueshme ndryshe.
Fjala merr vlerën e një universi tjetër, por asnjëherë jo vetëreferues, aq më tepër i mishëruar fizikisht në emocionet e poetit lutjeplot:
Marr dorën e butë të kësaj mbrëmjeje
e ledhatoj, pastaj e hap
për të parë fatin.
Kjo vijëz e brishtë është rruga,
ku po ecim, që do të na çojë
në agsholet e reja,
andej ku jeta është e gjatë, e gjatë
sa lumenjtë
e diejt dalin nga ujrat
si ëndrrat e arta nga shtrati.
(...)
(nga “Lexoj fatin e mbrëmjes”)
Është sensi i asaj "dëshire yjesh", që titullon dhomën e parë dhe që, në lutjen e përndritur e shkrirëse ndaj Birit-Atë, e kthen, trans-duce**, në një këngë dhëmbshurie, në dhëmbjen e humbjes: "(...) ikonën e gjallë të fytyrës tënde mbaj/ me aureolën/e shpirtit tim përreth. // Jepma dorën dhe bekomë/ Biri im, Ati im!"
Dhe është ndërkohë një këngë-rapsodí së bukurës, jo vetëm si antidotë për dhimbjen, por vetë formë e asaj pyetjes, pikërisht absolutes, e cila vetëm mund të zbulojë gramatikën e jetës dhe nëpërmjet saj edhe të dhënat e një njohjeje të mundëshme.
Në vendet ekstreme të shpirtit të banuar nga fjala, poezia e Zhitit inkorporohet deri sa bëhet botë, univers.
Pyetja (Ku është jeta?) është ende njehsori i dhomës së dytë. Dhjetë tekstet e një requiemi, ku poeti, në dëshirën e një kuptimi të ekzistencës në detin e dhimbjes, kërkon fjalët që thonë një domosdoshmëri jete, pavarësisht nga jeta:
Ku është jeta,
se ndonjëherë më duket se gjendet
jashtë meje dhe bën dhe pa mua?
Po unë a mund të bëj pa jetën
si për t’u hakmarrë?
Një pyetje, pra dialoguese me misterin e humbjes, me non-sensin*** e tij, i njëjti si i Maries, nënës së të Kryqëzuarit, i njëjti mister që ndjell Leopardi në Canto notturno ("Po pse, moj Jetë, /më ngarkon ndërkaq me ato që dot nuk i mban (…)” dhe fjalët "memece" të lutjeshumit të Pyetësorit (Libro delle interrogazioni) të Edmond Jabès.
Fjala ngrihet atëhere, në një epifaní të re, në rilindjen e birit. Dritë e një vullneti të papërmbajtshëm të jetës ("Dua ta gdhënd dritën, / dhe pas vdekjes,") me forcën e një dëshire që bëhet mermer dhe ujë i bekuar.
Dhoma e tretë (Kjo ditë e gjithë për të kujtuar) hap më së fundi këngën shenjtërore. Në pajtimin e shpirtit me vetë da-sein**** në zërin që bëhet i tërë njësh me arkitekturat vizionare të një bote të përtërirë dhe ku dhëmbja gjen vetë ngushëllim: “Dhe vjen nata dhe fati im i mbetur/ ndriçon si mermer në errësirë ..."
_____________________
*) élan vital – fr, forca vitale, impulsi i jetës, term i përdorur nga filozofi francez Henri Bergson në librin e Tij “Kreativ evolution”, princip i krijimit në morfogjenezën e gjerave, komplekse dhe rritëse.
**) trans-duce – lat. të konvertosh diçka në një formë tjetër si energji ose si mesazh, energjinë fizike ta kthesh në një sinjal nervor.
***) non-sens – fr. në filozofinë e gjuhës dhe të shkencës mbart kuptimin e absurdit dhe të komikes, është perdorur nga poetë e romancierët për të shpalosur çështje të gjuhës dhe të arsyetimit.
****) da-sein – gjerm. ka kuptimin e ekzistencës. Haidegger e përdorte si referim të përvojës se te qenit, qe është kaq e veçante, e pazakonte, bizarre te qenies njerëzore.
-Përktheu dhe pajisi me shënime Ed. Ag.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38