Flash News
Tensione në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Himarës, qytetarët kërkojnë largimin e Klosit dhe Tavos
Olsi, ashtu si Edi, qenka burrë p….
Atentati ndaj avokatit në Memaliaj, vihet në pranga autori, sekuestrohet arma
Nën hetim për trafik k*kaine, SPAK sekuestron pasuritë e Princ Dobroshit dhe Olsi Syziut
Atentat në Memaliaj, qëllohet me breshëri arme avokati
16 mijë euro për në Angli dhe Gjermani, arrestohen në Elbasan dy falsifikatorët
Policia e Elbasanit ka bërë të mundur goditjen e një rrjeti kriminal, që merrej me falsifikimin e dokumenteve dhe pasaportave, me qëllim dërgimin e personave në Angli, Gjermani e vende të tjera të Evropës.
Këta të fundit i dërgonin kundrejt shumave nga 10 deri në 16 mijë euro. Në sajë të operacionit “Premtimi” në pranga kanë rënë dy organizatorët e rrjetit, Musa Rama, 60 vjeç dhe Arben Hako, 51 vjeç.
Njoftimi nga policia:
Operacioni nga DVP Elbasan, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan. Kapen dhe ndalohen dy shtetas si organizatorë të kësaj veprimtarie kriminale. Sekuestrohen pasaporta biometrike, dokumenta dhe certifikata të falsifikuara, si dhe 850 Euro.
Nga ana e Seksionit për Trafiqet e Paligjshme në DVP Elbasan, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan, është finalizuar me sukses operacioni “ PREMTIMI”, ku është bërë e mundur kapja e dy personave të shpallur në kërkim dhe ekzekutimi i vendimit Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan, e cila më datë 04.06.2018 ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” për dy shtetasit :
- Musa Rama, 60 vjeç, lindur në Librazhd, dhe banues në Tiranë, i dënuar më parë.
- Arben Hako, 51 vjeç, lindur dhe banues në lagjen nr.1, Durrës, i dënuar më parë.
Këta shtetas në bashkëpunim me njëri- tjetrin kryenin këtë aktivitet kriminal prej disa kohësh në territorin e Shqipërisë, përkundrejt përfitimit ku mundësonin dërgimin e shtetasve të ndryshëm në drejtim të Anglisë, Gjermanisë e vendeve të tjera të Europes, duke e bërë të mundur me falsifikimin e dokumenteve dhe përdorimin e formave dhe metodave të tjera, përkundrejt shumave në vlera 10 mijë deri në 16 mijë euro për person.
Nga kontrolli i banesave të shtetasve të lartpërmendur, janë sekuestruar në cilësinë e provave materiale një automjet me targa AA 630 OD, shtatë telefona celularë, 14 pasaporta biometrike të shtetasve të ndryshëm, 80 copë dokumente në gjuhën Shqipe dhe Gjermane, 35 copë certifikata personale dhe familjare shtetasish të ndryshëm si dhe 13 copë certifikata shkolle dhe trajnimesh, dhe një sasi parash prej 850 euro.
Kapja e këtyre shtetasve u bë nga Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan, në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë. Vazhdon puna hetimore edhe ndaj personave të tjerë bashkëpuntor të impilikuar në këtë aktivitet kriminal. Materialet ju dërguan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan.