Flash News

KRYESORE

16 mungesat e mëdha të Botërorit 'Rusi 2018'

16 mungesat e mëdha të Botërorit 'Rusi 2018'

Dy muaj para nisjes së kampionatit Botëror ‘Rusi 2018’, trajnerët e kombëtareve pjesëmarrëse kanë nisur përgatitjet e listave të lojtarëve që do grumbullojnë në këtë kompeticion.

E gjithë vëmendja është e përqendruar tek tre emra, Mesi, Ronaldo dhe Neymar nga të cilët pritet shumë në këtë botëror, por, gazeta spanjolle ‘Marca’ ka hartuar një listë të lojtarëve që rrezikojnë të mos luajnë në këtë botëror.

David Luiz dhe Danilo me shumë mundësi do të mungojnë tek Brazili ndërkohë që tek Gjermania të rrezikuarit janë Mamuel Neuer, Mario Gotze, Marco Reus apo edhe Julian Weigl. Paulo Dybala, Mauro Icardi dhe Javier Pastore nuk e kanë vendin e sigurt në kombëtaren e Argjentinës pavarësisht formës së mirë që po kalojnë me ekipet e tyre ndërkohë që tek kombëtarja e Anglisë dy më të rrezikuarit për të qëndruar në ‘shtëpi’ janë Gary Cahill dhe Daniel Sturridge. Në kombëtaren e Portugalsië janë katër lojtar të cilët nuk e kanë vendin e sigurtë, Pepe, Nani, Eder dhe Renato Sanchez. Nga ana tjetër, Zlatan Ibrahimovic do të jetë mungesa e madhe e Suedisë.

Të fundit