Flash News
Lirohet nga qelia ish-kryebashkiaku i Fushë Arrëzit, Fran Tuci
Konstituimi i grupit të dialogut PD-PS, Bylykbashi: Prioritet është Reforma Zgjedhore
Konstituohet grupi i dialogut mes opozitës dhe mazhorancës për ‘Reformat’
Tragjikomedia e AADF me Butrintin: Një i panjohur do të drejtojë bordin shkencor të fondacionit
Lejuan 37 ndërtime të paligjshme, dënohen dy kryeinspektorë dhe inspektorë të IMT në Bashkinë e Lushnjes
16 shkurti/ Bujar Nishani: Edhe socialistët janë të pakënaqur me qeverisjen e ‘Rilindjes’
Ish-Presidenti, Bujar Nishani, i ftuar në "Arena" në Ora News, tha se edhe votuesit socialistë janë të pakënaqur me qeverisjen e Rilindjes. Sipas Nishanit, situata ka ardhur aty ku nuk mban më ujë pilafi.
“Opozita sot ka marrë përsipër të konkludojë në një aksion politik, qoftë edhe përmes protestës papajtueshmërinë e madhe që kanë qytetarët ndaj realitetit. Është padyshim qeveria që e ka krijuar këtë realitet. Në tërësi, opozitat e kanë pjesë të tyre aksionin e protestës. Duhet të vësh në peshore një sërë rrethanash. Unë besoj që sot opozita është e detyruar nga kjo aksiomë e reagimit qytetar se sa vet opozita po krijon aksiomën. Sot ka një mospajtim të madh ndaj qeverisjes nga një grup i madh qytetarësh pavarësisht afilacionit të tyre politik. Jam i bindur që ka shumë votues socialistë që nuk pajtohen me modelin e qeverisjes së Rilindjes. Këtu është shprehja e vendosmërisë së asaj që duhet të ndryshojë. Situata ka ardhur aty ku nuk mban më ujë pilafi.