Flash News

KRYESORE

16 shkurti/ Shehaj: Duke protestuar do largojmë politikanët e korruptuar

16 shkurti/ Shehaj: Duke protestuar do largojmë politikanët e

Deputeti i PD, Agron Shehaj i ka ftuar të gjithë shqiptarët që nesër të bëhen bashkë në shësh për të protestuar, duke e konsideruar këtë si të vetmen mënyrë për t’i ndryshuar gjërat.

Shehaj thekson se duke protestuar do të largohen politikanët e korruptuar dhe sipas tij, nëse nuk ngrihemi, e keqja do të na varfërojë më shumë.

Postimi i plotë:

Të dashur bashkatdhetarë. Të ngresh zërin, të protestosh për të drejtat dhe dinjitetin njerëzor, është i vetmi mjet për të ndryshuar gjërat. Shqipëria bëhet vetëm duke i treguar pushtetarëve se qytetarët kanë pushtetin dhe qeveritarët janë në shërbim të tyre.

Nëse nuk ngrihemi, e keqja do të na varfërojë më shumë. Duke protestuar ndalim të keqen dhe largojmë politikanët e korruptuar. Vetëm duke ngritur zërin do ndalim hajdutët e kriminelët që në politikë dhe në rrugë.

Nëse duam që Shqipëria të bëhet, që të rriten punësimi e mirëqenia, që të kthehet rendi e siguria, të ndalet braktisja e vendit, duhet të ngrejmë zërin e të protestojmë masivisht. Unë nesër do protestoj. Ju pres të gjithëve në shesh!

https://www.facebook.com/agronshehaj.al/videos/149126159353700/?epa=SEARCH_BOX

Të fundit