Flash News

KRYESORE

16-vjeçari kapet me 6 kg kanabis, në kërkim shoku i tij

16-vjeçari kapet me 6 kg kanabis, në kërkim shoku i tij

Një 16-vjeçar është arrestuar nga policia e Sarandës ndërkohë që është shpallur në kërkim një 32-vjeçar.

Ata udhëtonin me një automjet tip BMV i cili nuk i është bindur fillimisht urdhrit të policit e më pas është arritur të ndalohet.

Policia ka arritur të kapë vetëm njërin nga trafikantët, Andi O, 16 vjeç nga Tepelena ndërsa L.M, 32-vjeç nga Tepelena është larguar me vrap dhe është shpallur në kërkim.

Brenda në mjet u gjetën dhe sekuestruan rreth 6 kg marijuanë, të cilat kishin destinacion Greqinë.

 

 

Të fundit