Flash News

KRYESORE

160 mln euro për dy talente, United do të bëhet i madh

160 mln euro për dy talente, United do të bëhet i madh

Erling Haaland dhe Jadon Sancho janë dy talentet më të përmendur në muajt e fundit në merkato. I pari luan te Salzburg, i dyti te Borussia Dortmund. Ata kanë teknikë të jashtëzakonshme dhe tërheqin tifozë në stadium, prandaj kërkohen shumë.

Sipas mediave angleze, Manchester United, është gati të bëjë një çmenduri për të blerë të dy. Në "Old Trafford" ka vite që tifozët nuk kënaqen me blerje big, edhe pse lojtarë si Lukaku, Pogba dhe Sanchez nuk janë pak. United ka gati 160 milioënë euro për dy talentet ofensivë.

Borussia Dortmund kërkon mbi 100 milionë euro për Sancho, i cili më parë ka luajtur te Manchester City. Salzburg, ndërkohë, do mbi 50 mln euro për sulmuesin e vet.

Të fundit