Flash News

KRYESORE

160 shtetas të rikthyer sot nga vendet e BE-së, tentuan azil

160 shtetas të rikthyer sot nga vendet e BE-së, tentuan azil

Gjatë mbasdites së sotme, në aeroportin e Rinasit janë kthyer me tre avionë të posaçm, 160 shtetas, të cilët kishin abuzuar me kërkësa për azil nga këta:

69 shtetas shqiptarë të deportuar nga Gjermania ,

31 shtetas janë kthyer  nga Franca,

Si dhe  60  shtetas nga Anglia.

Vetëm gjatë tre muajëve të fundit  janë riatdhesuar 2559 shtetas shqiptarë të kthyer nga shtete si Franca, Belgjika, Gjermania,  Anglia, Italia dhe Greqia, ku 1063 shtetas kanë kërkuar azil dhe 1496 shtetas kanë shkelur afatet e qëndrimit në hapsirën Schengen.

Policia e Shtetit njofton se do vazhdojë të rrisë dhe të kontrollojë masat e kalimit të shtetasve shqiptarë në të gjitha pikat e kufirit në Republikën e Shqipërisë.

Të fundit