Flash News

KRYESORE

Video/ Nuk ka fitues, sfida Kroaci – Danimarkë i drejtohet minutave shtesë

Video/ Nuk ka fitues, sfida Kroaci – Danimarkë i drejtohet minutave

Kanë përfunduar në stadiumin ‘Nizhni Novograd’ 90 minutat e ndeshjes mes Kroacisë dhe Danimarkës, me rezultatin 1:1.

Nordikët kaluan të parët në avantazh në minutën e 2-të, kur mbrojtësi Jorgensen përfitoi nga një rrëmujë në zonë dhe shënoi.

Pas 2 minutash, kroatët barazuan shifrat me sulmuesin Manxhukiç, i cili përfitoi nga një pakujdesi e mbrojtësve danez duke shënuar.

Me këtë rezultat u mbyllën 90 minutat e sidës, e cila ishte e barabartë për të dy ekipet dhe u karakterizua nga një ritëm u ulët loje.

Tani do të duhet edhe dy pjesë me nga 15 minuta për të përcaktuat fituesin.

Përndryshe, kundërshtari i Rusisë në çerek-finale do të përcaktohet nga gjuajtja e penalltive.

Formacionet zyrtare:

Kroacia: Subasiç, Lovren, Vida, Vrsaljko, Rebiç, Modriç, Perisiç, Striniç, Brozoviç, Rakitiç, Mandzukiç

Trajner:Daliç

Danimarka: Shmeikel, Kjaer, Jorngensen, Dalsgardm Knudsen, Kristensen, Delanei, Eriksen, Braithuait, Polsen, Kornelius

Trajner: Hareide

Danimarkë: Jorgesen 2

Kroaci: Manxhukiç 4 ‘

Të fundit