Flash News

KRYESORE

169 raste të reja dhe 9 të vdekur në Kosovë me COVID-19

169 raste të reja dhe 9 të vdekur në Kosovë me COVID-19

Sipas Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë raportuar 9 persona të vdekur dhe 169 raste të reja me COVID-19.

Nga 455 të testuar, 169 prej tyre kanë rezultuar pozitivë.  Sipas të dhënave të fundit, numri i përgjithshëm i viktimave ka arritur në 457 që prej shpërthimit të pandemisë.

Komuna me numrin më të madh të rasteve të reja me COVID-19, është ajo e Prishtinës, ku janë regjistruar 34 raste, njofton Instituti.

Që prej 13 marsit – kur u regjistruan rastet e para me koronavirus në Kosovë – e deri më 22 gusht, në Kosovë janë regjistruar 12,337 të infektuar me koronavirus.

 

Të fundit