Flash News

KRYESORE

"17 maji"/ Berisha: Bashës i sugjerova marrëveshje me Ramën për një qëllim

"17 maji"/ Berisha: Bashës i sugjerova marrëveshje me

Ish-kryeministri Sali Berisha ka zbuluar se ai ia ka sugjeruar kryetarit Lulzim Basha marrëveshjen e 17 majit me Edi Ramën. Në emisionin ‘360 gradë’, qëllimi i saj sipas Berishës, ishte të faktonte nëse Edi Rama di të organizojë zgjedhje të lira dhe të ndershme në vend.

“T’iu them një gjë: Marrëveshja për mua kishte një qëllim që Edi Rama t'u faktonte shqiptareve nese bën zgjedhje te lira. Unë e dija që Rama nuk bën zgjedhje të lira, por t’iu them të vërtetën nuk mund të bazohesha mbi paragjykimin tim. Unë ia kam sugjeruar Lulzim Bashës [marrëveshjen e 17 majit] dhe e kam mbrojtur para jush me bindjen se Edi Rama e kupton se nuk duhen prekur zgjedhjet. Unë e them edhe njëherë, nuk  ka patur asnjë qëllim tjetër përveç zgjedhjeve”, sqaroi Berisha.

Në fund, ai shtoi se Rama nuk di të trajtojë dhe punoj me opozitën.

Të fundit