Flash News

KRYESORE

17 të arrestuar nga operacioni antidrogë, mes tyre dhe shqiptarë

17 të arrestuar nga operacioni antidrogë, mes tyre dhe shqiptarë

Nga operacioni anti-drogë i zhvilluar mes Italisë dhe Shqipërisë, 17 persona janë vënë në pranga të policisë.

Mediat italiane raportojnë se operacioni i koduar ‘Rruga e Detit’ është zhvilluar mes Sardenjës, l’Emilia-Romagna dhe Shqipërisë.  Karabinierët kanë  vënë në pranga 17 persona, shqiptarë dhe italianë.

Të arrestuarit akuzohen për organizatë kriminale, trafik ndërkombëtar lëndësh narkotike dhe shpërndarje droge.

Operacioni u krye nga Departamenti Territorial i Karabinierëve të Olbia nën koordinimin e Drejtorisë së Përgjithshme të Antimafiave të Cagliarit dhe të Antiterrorizmit.

Të fundit