Flash News

KRYESORE

17-vjeçari goditi me thikë bashkëmoshatarin se i ngacmoi kushërirën

17-vjeçari goditi me thikë bashkëmoshatarin se i ngacmoi

Janë zbuluar detaje të reja sa i takon ngjarjes së ndodhur mbrëmjen e sotme në Kukës, ku një 16-vjeçar u godit me thikë dhe për pasojë humbi jetën.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur pas një sherri mes dy adoleshentëve, dhe sipas burimeve për “BalkanWeb” shkak është bërë një ngacmim me fjalë që 16-vjeçari i ka bërë kushërirës së autorit.

Ky i fundit nuk ka duruar dhe ka e qëlluar me thikë në bark viktimën, duke e plagosur rëndë. 16-vjeçari u dërgua me urgjencë në spitalin e Kukësit, por nuk mundi t’i mbijetojë plagëve të marra.

Sakaq, policia ka shoqëruar në komisariat autorin, 17-vjeçarin si dhe ka sekustruar armën e ftohtë.

Të fundit