Flash News

KRYESORE

17 vjeçari në Prishtinë vritet me katër plumba

Një person rreth moshës 17 vjeç është vrarë sot në Prishtinë.

Trupi i të riut me katër plumba është gjetur rreth orës 11:00, afër shkollës “Model”, në rrugën “Gjon Serreçi”, raporton Klan Kosova.

Lajmin për vdekjen e kanë bërë të ditur mjekët në vendin e ngjarjes, ndonëse akoma nuk ka asnjë informatë zyrtare për mënyrën se si ka ndodhur kjo vrasje.

Tashmë trupin e të ndjerit e ka marrë ekipi i Mjekësisë Ligjore. Kryeprokurori Ymer Beka, vrasjen e ka cilësuar si të dyshimtë.

Të fundit