Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Investigimi/ Lidhjet e padukshme të kompanisë ‘FUSHA’ me pushtetin e Rilindjes
Prej disa ditësh, duke u nisur nga skandali i prishjes së Teatrit Kombëtar në qendër të vëmendjes, të publikut, mediave dhe opozitës është vënë kompania që do ta kryej këtë akt, ‘Fusha Sh.p.k’. Sipas versionit që ka servirur kryeministri, ka qenë kjo firmë ndërtimi që ka bërë një ofertë të pakërkuar për të ndërtuar një teatër të ri, duke marrë si kompensim ngritjen e disa kullave në truallin pas godinës që do të shembet.
Nisur nga fakti se për të realizuar këtë gjë që u hartua nga qeveria dhe u votua nga parlamenti një ligj special, duke qenë se për këtë aferë që pretendohet se i kapërcen 200 milionë eurot, u anashkalua Bashkia e Tiranës si pronare e truallit (për arsye se mungonin votat e socialistëve) duke qenë se u shmangën një sërë ligjesh si ai për koncesionet apo partneritetin publik – privat, përditë e më shumë po ngrihet një pyetje:
Cila është lidhja e kompanisë Fusha me pushtetin e Rilindjes?
Ka disa pika të denoncuara nga opozita që e bëjnë këtë marrëdhënie tejet të dyshimtë.
E para/ Si ndryshoi qeveria Tarifën e çmimit të tokës
Me një vendim të Këshillit të Ministrave të vitit 2012 çmimi i tokës në këtë zonë ishte vendosur të ishte 1,2 milionë lekë për metër katrorë. Në një dokument që Lapsi.al e disponon (http://www.qbz.gov.al/botime/fletore_zyrtare/2013/PDF-2013/42-2013.pdf) qeveria e Sali Berishës kishte miratuar këtë tarifë për vlerën e tokës përreth teatrit. Ai ndejti edhe për disa vjet i tillë nën qeverisjen e Ramës. Por në 2016 kur mesa duket planet e tjetërsimit të pronës kishin filluar të thureshin, ai u përgjysmua. Ky dokument që e gjeni këtu (http://www.qbz.gov.al/botime/fletore_zyrtare/2016/PDF-2016/14-2016.pdf )tregon se çmimi u bë 669 mijë lekë për metër katrorë.
Po pse e gjithë kjo ulje drastike?
Dyshimet janë se një gjë e tillë u vendos për të favorizuar kompaninë “Fusha Sh.p.k’, në raport me pronarët e tjerë të tokës. Dihet ku sipërfaqja në të cilën është planifikuar ngritja e teatrit të ri dhe kullave mbas tij, përbëhet nga 5500 metra truall i Teatrit, nga 2100 metra tokë pronë publike e Bashkisë Tiranë dhe diferencën e kanë 9 pronarë të tjerë privatë plus firmën “Fusha Sh.p.k’. Dyshohet se përgjysmimi i çmimit nga qeveria, është bërë që t’i lejojë kompanisë t’i blejë tokën të tjerëve me çmim më të lirë, nën presionin se ajo tokë mund të shtetëzohet dhe ata kompensohen me gjysmën e vlerës së mëparshme.
E dyta, kompania ‘Fusha Sh.p.k’, ka qenë e preferuara e Rilindjes në këto vite
Jo vetëm se ka marrë punimet e Sheshit Skënderbej dhe koncesionin e hidocentralit të Kalivaçit, por sipas opozitës ajo ka përfituar plot 78.3 milionë euro para publike.
Po të shikosh tabelën e gjatë ku bien në sy paratë e fituara në negocime pa shpallje, ose të atyre që janë bërë me shpallje, por me një konkurrent të vetëm në garë, të dhënat janë të frikshme. Natyrisht pjesa e luanit të punëve është më Bashkinë e Tiranës. Plot 13 procedura me negocim dhe pa shpallje. Por edhe ato gara që janë bërë me shpallje, në to është paraqitur plot 12 herë një operator i vetëm, pra praktikisht pa garë.
Ajo që bie në sy gjithashtu është se Bashkisë Tiranë, ‘Fusha Sh.p.k’ i merr përsipër çdo punë; parkingjet, pastrimin, vendosjen e drurëve dekorativë etj.
Mbrapa nuk mbetet edhe në shkallë vendi. Fusha ka marrë përsipër rikonstruktimin e bulevardit të Vlorës, sheshin para portit në Durrës, restaurimin e Ministrisë së Brendshme, pyllëzimin e Kodrës së Currilave, ndërtimin e shëtitores së Himarës, ndërtime shkollash, rehabilitime universitetesh e pa fund punë publike.
Në total në të gjithë vendin nga 127 prokurime gjithsej, 41 prej tyre i ka fituar me negocim pa shpallje ndërsa në 86 ku ka pasur garë të shpallur në 36 ka qenë konkurrenti i vetëm dhe në 18 është shpallur fituese duke pasur ofertën më të lartë.
Vetëm pasi shikon këto tabela dhe këto shifra, mund t’i bësh pyetjen vetes: A mund ta ketë këtë fat një biznes tjetër në Shqipëri? Dhe pasi ke marrë përgjigje për të, mund të ngresh një tjetër dilemë retorike: A arrihen të gjitha këto pa pasur nga pas shtetin? Lapsi.al

Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38