Flash News

KRYESORE

18-vjeçari me ‘Benz’ përplas motorrin, dy të plagosur

18-vjeçari me ‘Benz’ përplas motorrin, dy të

Një aksident me pasojë plagosjen e dy personave ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Sarandë. Sipas njoftimit, aksidenti ka ndodhur në aksin rrugor Sarandë-Çukë në vendin e quajtur “Oazi”.

Policia ka shkuar në vendngjarje dhe nga verifikimi paraprak ka rezultuar se mjeti tip “Benz ML”, ka përplasur një mjet motor tip “Lifan” të drejtuar prej shtetasit E.H..

Për pasoje kanë mbetur të dëmtuar shtetasit K.M., 24 vjeç, banues në Delvinë (pasagjer në mjetin motor) dhe vet drejtuesi i mjetit motor shtetasi E.H., 31 vjeç, banues në Metoq, Sarandë, të cilët po marrin ndihmën e nevojshme mjekësore në Spitalin e Sarandës, jashtë rrezikut për jetën.

Në Komisariatin e Policisë Sarandë, Policia ka shoqëruar drejtuesin e mjetit “Benz”, shtetasin R.R., 18 vjeç.

 

 

Të fundit