Flash News

KRYESORE

18 vjet në pushtet, Putin betohet si president i Rusisë

18 vjet në pushtet, Putin betohet si president i Rusisë

Pasi fitoi bindshëm zgjedhjet, Vladimir Putin është betuar sot zyrtarisht si presidenti i Rusisë. Ky është mandati i katërt i Putin në krye të këtij posti, duke zgjatur qëndrimin e tij në pushtet prej 18 vitesh.

këtë ceremoni Putin është betuar se do t'i shërbejë popullit dhe do të punojë në përmirësimin e kushteve për jetesë.

Putin ka përmendur një sërë synimesh për mandatin e tij të ri, duke përfshirë uljen e varfërisë në Rusi, modernizimin e infrastrukturës, rritjen e kujdesit shëndetësor dhe transformimin e ekonomisë.

“Të mbeturit mbrapa në teknologji është kërcënimi kryesor dhe armiku ynë më i madh”, u shpreh Putin, disa javë para zgjedhjeve të 18 marsit, në të cilat autoritetet kanë thënë se ka fituar afro 77 përqind të votave.

 

 

 

Të fundit