Flash News
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Lirohet nga qelia ish-kryebashkiaku i Fushë Arrëzit, Fran Tuci
Deputeti inspekton shtëpitë e dëmtuara nga tërmeti, apel nga Burreli: Kjo është e rëndë dhe aspak njerëzore
Deputetët e PD, Xhemal Gjunkshi dhe Dhurata Çupi kanë parë nga afër gjendjen aktuale të familjeve të prekura nga tërmeti i fuqishëm i regjistruar pak ditë më parë me epiqendër në Bulqizë.
Për pasojë, dhjetëra banesa u dëmtuan, madje shumë prej tyre janë bërë të pabanueshme.
Gjunkshi pasi pa nga afër masat e marra deri tani, apelon qeverinë për më shumë asistim. Ai i kërkon qeverisë të marrë masa njëson për të gjithë dhe të mos bëjë dallime.
Deklarata e plotë:
Së bashku me kolegen deputete Znj. Dhurata Çupi shkuam për tu takuar me Kryetarin e Bashkisë Burrel Zotin Nezir Rizvani dhe drejtues te kësaj bashkie.
Fillimisht pas njohjes dhe raportimit mbi situatën e krijuar dhe masat që jane marrë, shkuam dhe vizituam nga afër, konkretisht banesat të cilat kanë pësuar dëmtime, nga tërmeti i para disa ditëve.
Ne total në Bashkine Burrel nga termeti qe ka rene jane demtuar rreth 309 banesa, nga keto 89 ne fshatin Macukull, 54 shtëpi ne fshatin Derjan etj...
Pushteti vendor menjehere ka ngritur grupet e verifikimit dhe po vazhdon puna me kater ekipe duke bere vlersimin konkret te demtimeve te banesave ne teren.
Ne takimin qe patem me drejtuesit e pushtetit vendor kerkuam qe te punohet me orare te zgjatura per perfundimin sa me shpejt te procesit te vlersimit me qellim vazhdimin me tej te procedurave ligjore.
Janë me qindra shtëpitë e dëmtuara, megjithëse stina e shirave po afron ende nuk është marrë asnjë masë për strehimin e mbi 30 familjeve te demtuara shume rende, shtëpitë e të cilëve janë të pa banueshme.
Sot ne inspektimin qe bem rezultoj se ne fshatin Derjan ishte e shembur shtepia e Besim Xhetanit !
Ne fshatin Barbullej ishin te demtuara shtepite; e Hajdar Shqypit , Qamil Shqypit , Sabri Shqypit .
Ne fshatin Dugagjin ishin te demtuara shtepite; e Qemal Koles , Haqif Koles , e Xhelal Bushit , Ferit Bushit , Erald Bushit ! Ne kete shtepi eshte Aleksandri i vogel dy vjecar djali i Eraldit, nipi i Xhelalit, i cili ka shpetuar mrekullisht nga shembja e tavanit te shtepise.
Ne Macukull ishin te demtuara shtepite; e Hysni Docit , Skender Docit , Hysen Docit, Shkelqim Docit !
Keto shtepi konsiderohen te pa banueshme !
E vetmja ndihmë që qeveria po i bën jehonë është strehimi i tyre në çadra dhe nga ajo ditë askush nuk ka shkuar as ti shohe.
Qeveria te tregohet serioze duke mos bere dallime politike.
Kjo eshte e rende dhe aspak njerezore.
Qeveria te shtoje burimet njerzore, financiare dhe te rrise kapacitetet e nevojshme per te perballuar kete situate te pazakonte.
E theksoj se sic eshte deklaruar nga Qeveria buxheti i mbrojtjes eshte rritur nga 0.8% ne 1.2% te GDP-se.
Do te thote qe para ka.....
Mendoj qe Drejtoria e Pergjitheshme e Emergjencave Civile me Shtabin e saj, duhet te shkoje vete dhe te vendoset me çadra ne terren, deri ne zgjidhjen perfundimtare te situates qe eshte krijuar nga kjo fatkeqesi.
Zgjidhja nuk eshte pushteti vendor i cili per rastete te tilla, ka gjendje ne arken e Bashkise te alokuara nga Qeveria vetem 2 miljon leke, nga 3 miljon qe ka patur ne fillim te vitit.
Ne keto kushte kerkohen vendime dhe veprime operative konkrete per zgjidhjen e plote te situates.