Flash News

KRYESORE

19-vjeçari shkodran goditet me thikë gjatë natës, arrestohen dy autorët

Vetëm pak ditë nga vrasja me thikë e të riut në Trianë, një tjetër plagosje ka ndodhur në orët e vona të natës dje në Shkodër. Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e shkuar në lagjen “Tepe” të qytetit të Shkodrës. I plagosur ka mbetur një 19 vjeçar me iniciale Nikolin Lame, i cili ka përfunduar në spitalin rajonal të Shkodrës ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Shërbimet e Policisë Vendore pasi morën njoftim dhe vlerësuan situatën, në bazë të informacioneve arrestuan në flagrancë shtetasit:

– Avdyl Lushaj, 25 vjeç, banues në lagjen ’10 Korriku’, Shkodër,

– Saimir Lushaj, 27 vjeç, banues në lagjen ’10 Korriku’

Si dhe u bë shpallja në kërkim dhe po punohet për kapjen e shtetasit:

  1. L, 20 vjeç, banues në lagjen ’10 Korriku’.

Arrestimi i tyre u bë pasi në datë 6 gusht 2017 në vendin e quajtur në hyrje të lagjes “Tepe”, pas një konflikti për motive të dobeta në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë qëlluar me armë zjarri pistoletë, si dhe kanë plagosur lehtë me mjet prerës thikë shtetasin N.L.

Në vendngjarje u gjetën e sekuestruan me cilësinë e provës materiale 7 gëzhoja arme zjarri pistoletë dhe prova të tjera biologjike.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprat penale të “Kanosjes”, “Plagosje e lehtë me dashje”, “Prodhim dhe mbajtje pa leje të armëve luftarake dhe e municionit” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të ftofta, e kryer në bashkëpunim” parashikuar nga nenet 84, 89, 278 , 279 e 25 , të Kodit Penal.

 

Të fundit