Flash News

KRYESORE

19-vjeçarja realizon ëndrrën e saj tre ditë para se të ndërronte jetë

19-vjeçarja realizon ëndrrën e saj tre ditë para se

19 vjeçarja Nina Marino, e cila prej kohësh vuante nga një sëmundje e rëndë ka realizuar ëndërrën e saj të madhe tre ditë para se të ndërronte jetë.

Nina Marino e cila vuante nga kanceri u martua me të dashurin e saj 21 vjeçar Joey Williams me 4 shtator në Spitalin e Fëmijëve të "Shën Jozefit", në Florida.

Adoleshentja u diagnostikua në maj të vitit 2017, dhe mjekët nuk i dhanë shanse për të mbijetuar, pasi kanceri i kishte prekur mushkërinë e vetme.

Nina i propozoi të riut për martesë më 2 gusht, pasi ishte miku i saj më i mirë për 13 vite dhe së fundmi edhe i dashuri.

Çifti kishte planifikuar një martesë në natyrë, por mëngjesin e 3 shtatorit mjekët thanë se gjendja e Ninas ishte shumë e rëndë.

''Ajo më kishte thënë se një nga gjërat që ajo donte të bënte para se të vdiste ishte të martohej. U martuam për dy ditë, 15 orë e 27 minuta", u shpreh i dashuri i saj për mediat e huaja.

 

Të fundit