Flash News

KRYESORE

19 vjet nga tragjedia që ndryshoi botën, për herë të parë ky 11 shtator do të jetë ndryshe

Si sot 19 vjet më parë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, por jo vetëm do të tronditen nga tragjedia e 11 shtatorit 2001.

Nga sulmi me aeroplanë të rrëmbyer nga terroristët u sulmuan dhe u shembën kullat binjake në New York, mbi ndërtesën e Pentagonit në Washington dhe në një fushë në shtetin Pennsylvania, ku humbën jetën më shumë se tre mijë njerëz.

Çdo vit, qyteti i Nju Jorkut dhe miliona njerëz në të gjithë vendin përkujtojnë këtë ditë tragjedie, por memoriali i këtij viti do të jetë ndryshe.

Në të gjithë Amerikën pritet të mbahen aktivitete të shumë për të shënuar këtë ngjarje, por të diktuara nga protokollet e pandemisë COVID-19, e cila ka ndikuar dhe ndryshuar shoqërinë tonë në mënyra të panumërta. Edhe në këtë ditë do të ndryshojë gjithashtu mënyrën se si do të kujtohet sulmi terrorist i 11 shtatorit 2001.

Familjet e viktimave do të mblidhen përsëri, por për herë të parë, programi nuk do të përfshijë leximin e drejtpërdrejtë të emrave të viktimave.

Familjet e viktimave të 11 shtatorit do të jenë të mirëpritur në memorial, por u kërkohet të mbajnë maska ​​dhe të praktikojnë distancimin shoqëror për t'u mbrojtur nga infeksioni i mundshëm COVID-19.

Pas përfundimit të ceremonisë, ata do të jenë të mirëpritur të vizitojnë Muzeun Memorial të 9/11, i cili do të rihapet plotësisht për publikun në 12 Shtator pas gati gjashtë muajsh mbylljeje për shkak të pandemisë.

Sulmi

Përgjegjës për sulmin ishte organizata terroriste Al Qaeda, e cila vepronte kryesisht në Afganistan.

Pas këtij sulmi, SHBA-të dhe aleatët e saj, sulmuan trupat terroriste të Al Qaedas në Afganistan për t’i dhënë botës një jetë më të sigurt, ndërsa pas disa viteve, trupat amerikane vranë edhe liderin terrorist Bin Laden, i cili ishte strehuar në Pakistan me familjen e tij.

Ekspertët shprehen se 11 shtatori 2001, ndryshoi shumë gjëra në botë. Këto ngjarje u bënë shkak për nisjen e një fushate të gjerë të udhëhequr nga SHBA-të kundër terrorizmit.

Foto nga tragjedia 

 

Të fundit